BallinaLifestyleAkuzat për lidhje jashtëmartesore ndaj gazetares, përplasje mes familjarëve të Ilnisa Agollit...

Akuzat për lidhje jashtëmartesore ndaj gazetares, përplasje mes familjarëve të Ilnisa Agollit dhe Egla Cenos! Çfarë ndodhi pas kuintave

spot_img
spot_img

Dinamikat në “Big Brother”, shpesh prodhojnë ngjarje edhe jashtë shtëpisë. E tillë ka qenë ndodhia e ditëve të fundit, ku familjarët e Ilnisës dhe të Eglës janë përfshirë. Pasi Egla Ceno tregoi se moderatori Saimir Kodra i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, gjatë “prime”-t të së martës, të shumtë kanë qenë reagimet.

Por, duket se kjo deklaratë është përdorur edhe nga vetë banorët e shtëpisë. Ilnisa Agolli u dëgjua duke i thënë aktores: “Po te Saimiri do shkosh?”. Rreth kësaj deklarate të gazetares kanë reaguar vetë familjarët e Eglës përmes një postimi në faqen e saj të “Instagram”-it. Mes të tjerash, familjarët e Eglës treguan se Ilnisa nuk ëstë përballur ndonjëherë me situata të njëjta si aktorja, pasi sipas tyre ajo është bërë e dashura e nëndrejtorit, duke përfituar kështu një vend pune pa meritë.

“Ilnisa-Egles: “Po te Sajmiri do shkosh?”. Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa të dëgjosh diçka të tillë sidomos kur janë situata kaq delikate me një tematike që prek femrat e gjithë botës. Ilnisa në këtë rast vërteton përsëri se sa e ligë është. “Ndoshta “Ilnisat” si kjo Ilnisa në fjalë nuk kanë pasur nevojë të përballen me kto lloj traumash sepse e kanë zgjidhur situatën mjaft lehtë duke u bërë e dashura e nëndrejtorit dhe me këtë rast ka përfituar edhe një vend pune pa meritë. Jo të gjitha femrat e bëjnë ktë por përkundrazi respektojnë veten duke mos pranuar kurrsesi një vend pune në këtë lloj forme dhe për më tepër kanë guxim të ngrejnë zërin për ta bërtitur si rast dhe për t’i denoncuar këto lloj mostrash që përfitojnë nga detyra e tyre për egot dhe kënaqesine e tyre”, kanë shkruar familjarët e aktores.

Pas deklaratës së familjarëve të Egla Cenos se Ilnisa Agolli ka qenë e dashura e nëndrejtorit dhe ka përfituar vende të mira pune pa e merituar, përmes një postimi ka reaguar edhe vetë familja e gazetares. Në postimin e bërë të afërmit e Ilnisës hodhën poshtë akuzat e gazetarja ka përfituar punë si pasojë e lidhjeve që ka pasur me drejtues, ndërsa nuk lanë pa përmendur as pjesën që Egla mund të jetë duke marrë rrogë në Teatrin e Elbasanit pa shkuar fare aty, sepse aktorja prej tre muajsh është në shtëpinë e “BBVIP”.

“Meqë prej profilit të Egla Cenos paska ardhur një reagim nga familjarët e kësaj të fundit, mbi një batutë ose pyetje të Ilnisës, ndërkohë që paska qenë me sy e vesh të mbyllur për çdo gjë tjetër që Egla ka nxjerrë nga goja. Këta familjarë të Eglës jo vetëm reaguan, por edhe shpifën dhe kundërakuzuan një fenomen që u bërtit në mbrojtje nga vetë Egla, duke përbaltur femrat dhe i quajtur ato ‘Ilnisa’. Meqë familjarët reaguan le të na thonë edhe se çfarë eksperience ka Egla me të mësuarit të seksit dhe pozicionit të misionarit të një vajze 10 vjeç, meqë do ia tregonte vetë kjo Anaisit. A vazhdon Egla të paguhet nga Teatri i Elbasanit prej 3 muajsh? Ndërkohë që e gjithë Shqipëria e di që Egla nuk ka shkeluar asnjëherë në teatër për këto kohë, sepse është 24 orë në kamera brenda shtëpisë së ‘Big Brother’”, shkruhej në postimin e bërë në llogarinë zyrtare të “Instagram”-it të Ilnisa Agollit.

Ka qenë ky reagimi i ashpër që është bërë në adresën e gazetares, duke sjellë probleme mes dy familjarëve. Me atë çfarë kemi mundur të mësojmë, familjarët e të dyja palëve, kanë qenë në “Top Channel”, për të bërë të mundur tërheqjen e palës tjetër megjithatë, situata është menaxhuar, duke shmangur kështu një avancim të situatës.

Duke qenë se deklaratat kanë qenë të forta, duke cënuar moralin e banorëve, edhe familjarët e tyre kanë qenë të revoltuar me palën tjetër. Megjithatë, situata deri më tani, ka mbetur vetëm në deklaratat në rrjetet sociale, duke lënë gjithçka me kaq, të paktën deri në këto momente. Megjithatë, duke parë rëndësinë e gjërave që janë shkruar, duket sikur kjo histori do të ketë një vijim.

Një revoltë të familjarëve të Ilnisës ka qenë edhe për produksionin, pikërisht për shkak se videoja ku aktorja i thoshte se do t’i mësonte misionarin vajzës së Ilnisës, nuk u transmetua e për rrjedhojë, Egla nuk u dënua për këtë fjali të rëndë. Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli janë përfshirë në debate shumë shpesh në shtëpinë e “Big Brother”, ku nuk kanë lënë pa përmendur edhe jetën e tyre private. Gjatë përplasjes, dy banoret kanë shpërthyer edhe në ofendime ndaj njëra-tjetrës, ndërsa Egla i kërcënoi se do t’i linte të flinin pasi e zgjuan nga gjumi.

“Kakaris vetëm me anën seksuale e kupton sa e papjekur je ti?”, i drejtohet Egla Ilnisës, teksa e quan “zgavër njerëzore”.

“Vjen erë e ndyrë kur afrohesh ti, vjen era ndyrësirë”, shprehet aktorja. Ndërsa gazetarja iu është përgjigjur duke i thënë: “Për modele si ty, kthehu nga ana tjetër, o copë mishi”.

Dy banoret, edhe pak javë më parë janë përfshirë në një debat në lidhje me marrëdhëniet. Egla i është shprehur Ilnisës se është tradicionale në lidhje, por Ilnisa i është kthyer duke i thënë se çfarë i pëlqen. Aktorja ka thënë një burrë, dhe me tone ironie, gazetarja e ka pyetur nëse i pëlqejnë burrat e martuar. Pas kësaj pyetje, debati mes tyre agravon dhe më shumë. Si Ilnisa dhe Egla, të dyja i drejtuan njëra-tjetrës akuza të rënda, duke përfshirë moralin.

“Po na trego një çikë, nuk të pëlqejnë më të vegjël se vetja e? Të pëlqejnë më të mëdhenj se vetja, sa të mëdhenj? Si janë këta burra, se mos janë me ndonjë grua, e ke problem. Te vegjël nuk i do? Të pëlqen gjinia e njëjtë. Sa rëndë që je. Për çfarë e përdor marrdhënien time ti?”, u shpreh Ilnisa.

Nga ana tjetër, edhe aktorja nuk u kursye shumë. “Unë jam tradicionaliste në lidhje. Nuk jam kështu, mos më ngatërro me veten. Të vjen keq ty! Nuk jam si ty, që u futet familjeve në mes. Jam tradicionaliste. Ti po përdor thjesht atë çunin që është zero për të. Është 10 vjet më i vogël se ty, ca po bën me atë. Të vjen keq që spo përdor asgjë. Nuk jam e ftuar në një intervistë. Kur të dalësh mund të bësh një dokumentar mbi mua”, u përgjigj Egla.

E pas deklaratave të fundit, duket se situata mes tyre ka përfshirë edhe familjarët, që gjithnjë e më shumë po reagojnë ashpër në rrjetet e tyre sociale, por edhe pranë produksionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular