Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e parregullësive në deklarimin e votave dhe pjesëmarrjes në votimet e 30 qershorit.
Ish-deputeti, Endri Hasa, tha se Elbasani është simboli i manipulimit dhe falsifikimit të 30 qershorit.
Hasa nuk i kurseu akuzat edhe ndaj KQZ-së.
“Komisioni Qendror i Vjedhjeve kapet në falsifikim të paprecedentëve. Për të mbuluar skandalin e Elbasanit me 3 mijë vota më shumë për kandidatin e PS, në orën 12.14 prodhoi dokumenta fake posaçërisht për Taulant Ballës. Në faqen e internetit të KQZ-së ka 2 rezultate për Elbasanin, duke shtuar një manipulim të ri në hartën e ligjshmërisë së 30 Qershorit me matematikën e thesarit dhe të trashës së Edi Ramës dhe Taulant Ballës”.
Deklarata e plotë
Partia Demokratike, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrja e votuesve më 30 Qershor, aq më shumë falsifikime detyrohen të bëjnë Komisionin Qendror të Hajdutëve.
Sot, duke u përpjekur të mbuloj se në kuti ka më shumë vota se votuesit, KQZ-ja, ka prodhuar dokumenta fals në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.
Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe fallsfikimit të 30 Qershorit.
Qytetarët janë njohur sot me faktin se skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 ose 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti.
Kjo është matematika e kryeministrit në ikje që nuk di çfarë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që manipulon votat edhe kur është i vetëm në votime.
Kjo matematikë nga hajduti nuk mund të mbulojë si Edi Rama, si Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe si Taulant Balla.
Për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë banda e Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbushjes së kutive dhe të procesverbaleve, po demonstroj disa të dhëna të thjeshta, që provojnë manipulimin.
Me publikimin e shkeljes së rezultatit të Elbasanit me 2861 votat më shumë për kandidatët socialist se sa janë gjetur votat në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka një dokument të posaçëm për Ballkanin dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bëjnë propagandë, duke falsifikuar të vërtetën.
Dokumenti i parë që zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ-së më 5 korrik, në orën 10.39. Linku i këtij dokumenti, të cilit i referohet media sot, gjendet akoma në faqen e internetit të KQZ-së.
Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërisht për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12.14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZ-së në internet.
Pak minuta pas shtimit të këtij dokumenti të falsifikuar nga KQZ-ja, numri i Partisë Socialiste, Talant Balla, e publikoi atë në facebookun e tij, duke thelluar me mashtrime të pacipa dhe paprecedente krimin e manipulimit të 30 Qershorit.
Ky skandal është unik në llojin e manipulimeve të vëna në zbatim që në orët e para të votimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit.
Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është arsyeja pse Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Denar Bibës nuk i dalin llogaritë. Kjo është arsyeja pse 5 ditë pas mbylljes së numërimit, nuk janë publikuar të dhënat për çdo qendër votimi.
Si prodhimi i një dokumenti fals për të mbajtur në këmbë kryeministrin e refuzuar nga 85% e shqiptarëve, si bajate propagandistike, nuk ka për ta shpëtuar dot pushtetin e kriminalizuar të Edi Ramës.
Shqiptarët nuk kanë për t’u ndalur derisa të largojnë Edi Ramën për t’i dhënë Shqipërisë mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Me këtë vendosmëri, do të jemi të hënën në protestë, pa asnjë hap pas!
Më poshtë linku i KQZ bashke me shpjegimin:
http://cec.org.al/wp-content/ uploads / 2019/07 /
Me hapjen e ketij linku te KQZ, mund te verifikoni dokumentin e publikuar ne media se ne Elbasan, kandidati i PS kishte me shume vota sesa gjenden ne kuti.
Eshte dokumenti me emrin KRYETARI – ELBASAN, dt 5 korrik, ora 10.39.
Ne lidhje te njejtin, pak me siper gjendet edhe dokumenti i prodhuar per Taulant Ballen, me te dhena te ndryshuara per te mbuluar skandalin, me emrin ELBASAN – KRYETARI, dt 6 Korrik, ora 12.14. Pak minutë më vonë, ky link u jetë status ne facebookun e Balles.