Këtë fillim jave Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të vranët. Herë pas here do të gjenerohen shira të dobët e mesatarë. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas mesditës kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke risjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Edhe gjatë natës vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.