Shtetasi shqiptar, Avni Mecja e arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij rumune, Aelxandra Elena Mocanu me çekiç më 22 tetor të vitit 2022 është dënuar me 24 vite burg.
Prokuroria e çështjes, Federica Lovene kishte kërkuar dënim të përjetshëm për shqiptarin, por avokati mbrojtës kërkoi që Mecja për shkak të rrëfimit të ngjarjes, bashkëpunimit me hetuesit dhe dëmshpërblimit të dhënë për djalin e viktimës të zbutej dënimi.
Kujtojmë që dy vite para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për keqtrajtim nga viktima, por pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në momentin e ngjarjes së rëndë.