BallinaAktualitetFol me Anila Hoxhën”/ Historia e 66-vjeçares nga Burreli që endet gjykatave...

Fol me Anila Hoxhën”/ Historia e 66-vjeçares nga Burreli që endet gjykatave për pensionin: Pres për një copë bukë, është gjynah te Zoti

spot_img
spot_img

Në episodin e radhës të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte “Odisea e pensionistëve”.

https://c9e2e7acdd63a37d0cd91bf2f57d542f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Në Shqipëri numri i të moshuarve të përfshirë në skemën e pensioneve deklarohet 705 mijë persona, me një buxhet që për vitin 2024 është llogaritur 183 miliardë lekë.

Por përtej këtyre të dhënave , qindra qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, vazhdojnë të përballen me gjykatat. Këshilli i  Lartë Gjyqësor pranon se 6500 të moshuar, presin përgjigje në gjykatat administrative dhe civile. Përballë humbjes së viteve të punës, të shkaktuar nga shkrirja e ndërmarrjeve shtetërore , kooperativave apo djegia e arshivave gjatë 1997 ata duhet të provojnë se kanë kontribuar.

Ndiqni rrëfimin e pensionistes së parë Zaide Peca, e cila ndonëse ka dalë në pension 61 vjeçe, prej pesë vitesh nuk e gëzon këtë të drejtë mbasi çështja është ankimuar nga Burreli në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Anila Hoxha: Si quhesh?

-Zaide Peca.

Anila Hoxha: Sa vjeçe je?

Zaide Peca: Kam hyrë për 66 vjeçe, qysh në 11 nëntor.

Anila Hoxha: Pse erdhe këtu në Gjykatën e Apelit?

Zaide Peca: Erdha në Gjykatën e Apelit, se vetë  e hapa gjyqin në Burrel. Gjykata në Burrel më thanë që e ke fituar , sepse janë djegur atje ku kanë punuar unë , atje ku kam lindur , në fshatin Macukull të Shtjefnit .

Anila Hoxha: Kur e hape procesin në Burrel?

Zaide Peca: Për Zotin, i kam letrat këtu nuk i mbaj mend.

Anila Hoxha: E ke nisur procesin kur ke qenë 61 vjeçe?

Zaide: Po. Edhe këtu më thanë ti nuk ke derdh siguracion sepse nuk kisha çfarë me derdh , sepse një ditë  pune mua s’më linin të dilja të merrja pension.

Anila Hoxha: E hape procesin në gjykatën e Burrelit ? Fitove? 

Zaide Peca : Mua më thanë po. Thanë, tani veç prit letrat. Kur shkoj unë e pyes atëherë tek ai,  jo thanë ne, s’na kan ardh gjë . Mund t’i kenë çuar në Gjykatë të Apelit ,në Tiranë .

Anila Hoxha: Ti ke punuar në ish-koorperativën bujqësore Macukull?

Zaide Peca:Po, Macukull. 

Anila Hoxha: Sa vite ke punuar?

Zaide Peca: Kam punuar në vitin 1972 -1982 atje. Në 1982 -1991 kam punuar në koorperativën e “1 majit”, në zonën e Klosit.

Anila Hoxha: Çfarë ndodhi pastaj , fillove të mbledhësh dokumentat?

Zaide Peca: Fillova të mbledhja dokumenta, më thanë duhen 3 dëshmitarë. Dëshmitarët reaguan se 5 vjet kam qenë në furrë buke atje kur kam lindur, në Shtjefan. Ditët fikse i kam patur. Vitet e tjera kam punuar me krahë, se atëherë isha më e vogël dhe më kanë futur më mbrapa kur kam hyrë në furrë të bukës.

Anila Hoxha: U paraqitën në gjyq në Burrel? 

Zaide  Peca: Po u paraqitën. Më paguan rrugën se më …

Anila Hoxha: Të cilët vërtetuan se ti ke punuar në koorperativë?

Zaide Peca: Po.

Anila Hoxha: Pse e ka kundërshtuar Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore?

Zaide Peca: Nuk di gjë unë më gjatë, Zaidja. Të ma jepnin me hëngër një copë bukë për kokën time. Kam një motër edhe ajo me pension nga 50 mijë më jep muaj për muaj. Burrin e kam invalid. 100 mijë lekë merr. Çfarë na dalin ne?!

Anila Hoxha: Zgjati shumë sipas teje ky proces?

Zaide Peca: Procesi  ka zgjat qysh  61 vjeçe unë,  nuk po më japin rrogën, unë nuk jam deputete…

Anila Hoxha: Tani ke ardhur nga Burreli?

Zaide Peca: Nuk jam, në Burrel jo. Jam në fshatin Patinaj,në zonën e Klosit, mu në majë të malit. Sa kam patur për të marrë unë deri në 10.000  lekë.  Është gjynah me më sorollat qysh kështu. Thonë s’ka ardh akoma dokumenti , s’na ka ardh akoma dokumenti. Por tani them djalli e hëngrët edhe ju duhet të ecni pak.

Anila Hoxha:Ndërkohë që 61 vjeç deri tani prisje pensionin?

Zaide Peca: Për Zotin, tu prit dita-ditës se kur janë tu më marrë në telefon, me shkue unë me firmos 5 lekë. Burri thotë ‘hë, moj hë se inshallah për ne ka për të ra dielli’. Po ku tu ra dielli?!  Të punosh gjithë ditën në kooperativë se për Zotin nuk ulesha tu pushue se thoja të çoja një ditë pune në  shtëpi 50 lekë . Mendoj the,  pse kisha qenë unë kot?!.

Anila Hoxha: Është provë e madhe për një pensionist, për një  të moshuar që sorollatet kështu?

Zaide  Peca: Pa nuk është. Si thotë ai ? A është gjynah tek Zoti, a nuk është?More po  ta dijë zyrën pa i shkue edhe kryeministrit brenda nuk rri.Se për Zotin ti them ndonjërit “mi fal or ti, 100 mijë lekë,”  se them ti fal një. Se nuk jam bërë për ti falur, po themi se…

Anila Hoxha: Po kërkon të drejtën tënde? 

Zaide Peca: Të drejtën time e mundin tim.

Anila Hoxha: A ka ligj për këtë ? A ka gjykatë?

Zaide Peca: Nuk e di  a ka, a s’ka  për këtë.

Anila  Hoxha:Si të duket ty ?

Zaide Peca: Ti them kryeministrit a  ka, a s’ka ligj dhe për mua .

Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular