Heidi Baci, banorja e Big Brother VIP, e cila edhe u martua në shtëpi me Romeo Veshajn është surprizuar nga prindërit e këtij të fundit.
Ata janë futur brenda në shtëpi për ta përshëndetur, por Heidi në fillim nuk është afruar pasi ka deklaruar se nuk i njeh.
Ata kanë pasur një takim shumë emocionues dhe nëna e Romeos tha se dasma i ka pëlqyer shumë gjithashtu edhe nusja. Nga ana tjetër babai i Romeos shprehet se burrat e vërtetë qajnë.
Pas janë takuar me Heidin, ka qenë Romeo ai që i është bashkuar prindërve në dhomën e ndenjes, ku mes emocioneve të forta kanë përqafuar njëri-tjetrin.
“Dasmën e kemi parë, na ka pëlqyer shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”, tha nëna e Romeos.
“Unë jetoj me prindërit, shpirt mirëserdhe. Ne kemi dhomën tonë…shpresoj ta keni mbaruar shtëpinë. Ja për këtë ke luftuar?”, tha Romeo, duke iu drejtuar Heidit