BallinaAktualitetFlorian Marku, mesazh tifozëve pas humbjes: E kisha harruar këtë ndjenjë, nuk...

Florian Marku, mesazh tifozëve pas humbjes: E kisha harruar këtë ndjenjë, nuk më pëlqejnë justifikimet

spot_img
spot_img

Florian Marku ka zgjedhur rrjetet sociale që t’u drejtohet mbështetësve të tij të shumtë, pas humbjes që pësoi në duelin përballë Kris Kongo

Boksieri shqiptar nuk ia doli të mbetej i pamposhtur në ringun profesionist në peshën velter dhe pas 13 fitoreve e 1 barazimi, erdhi edhe humbja e parë, me vendim unanim me pikë. Marku ka premtuar se do të kthehet përsëri në ring, duke shpresuar që të rigjejë edhe një herë fitoret që e bënë një emër të njohur edhe në ringun ndërkombëtar. “Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por dje nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur. Justifikimet s’më pëlqejnë! Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë ata qe ishin dje në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem më i fortë se kurrë”, shkruante Marku në postimin e tij. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular