Një tërmet me shkallë 4.8 goditi New Yorkun të premten. Epiqendra ishte afër New Jerseyt, në një zonë rreth 60 kilometra nga qyteti i New Yorkut.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërmetet janë të rralla.
Autoritetet e Neë Yorkut, kanë thënë se infrastruktura në këtë zonë po rishikohet për dëme të mundshme.
Mediat kanë publikuar edhe pamjet kur dridhet toka në këtë zonë. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin e tërmetit në Statuja e famshme të Lirisë.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se infrastruktura në zonë po rishikohej.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Eric Adams, shtoi: “Nuk kemi asnjë raport për ndikime të mëdha apo lëndime”.