BallinaAktualitetEMRI/Vjen Drejtori i ri i Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri

EMRI/Vjen Drejtori i ri i Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri

spot_img
spot_img

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me Dr. Thomas Kunze, Drejtorin e ri të Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri.

🇩🇪 Dr. Kunze, i lindur në vitin 1963 në Lajpcig, është një historian bashkëkohor gjerman, publicist dhe akademik me një përvojë të pasur në fushën e historisë së shteteve ish-sovjetike, Rusisë, Azisë Qendrore, Rumanisë dhe ish-Republikës Demokratike Gjermane.

👨‍🏫 Pas përfundimit të studimeve për Histori, Gjermanistikë dhe Pedagogji në Jena & Laipcig, Kunze mori edhe gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1991. Përgjatë karrierës së tij ai ka mbajtur role të ndryshme akademike, si Profesor Nderi në Akademinë Presidenciale të Tashkentit, në Universitetin Shtetëror Al-Chorezmi në Uzbekistan, si dhe në Kolegjin “Mircea cel Batran” në Rumani.

🌐 Që nga viti 2002, Dr. Kunze ka qenë pjesë integrale e Fondacionit Konrad Adenauer, duke mbajtur poste kyçe si Drejtor i zyrës së KAS në Moskë, Shef i Departamentit të Evropës/Amerikës së Veriut në Berlin dhe duke shërbyer si Përfaqësues Rajonal në Azinë Qendrore, teksa më parë ka mbajtur edhe rolin e Kreut të Zyrës së Emigracionit në Distriktin e Lajpcigut.

📘 Si autor dhe publicist, Dr. Kunze ka shkruar botime të shumta mbi historinë bashkëkohore gjermane dhe atë të Evropës Lindore, ku ndër veprat e tij më të spikatuara përmendim biografitë e Nikolai Çausheskut, e cilësuar si “must-read” për historinë e komunizmit rumun dhe atë të Erih Honekerit, ish-kreut të Gjermanisë Lindore.

🙌 Jemi të lumtur të mirëpresim Dr. Thomas Kunze si drejtorin tonë të ri dhe kontributin e tij në avancimin e vlerave dhe misionit të KAS në Shqipëri.

#KAS

🌟 We are pleased to introduce you to Dr. Thomas Kunze, the new Director of the Konrad Adenauer Foundation Office in Albania.

🇩🇪 Dr. Kunze, born in 1963 in Leipzig, is a contemporary German historian, publicist, and academic with a rich experience in the history of former Soviet states, Russia, Central Asia, Romania, and the former German Democratic Republic.

👨‍🏫 After completing his studies in History, German Studies, and Pedagogy in Jena & Leipzig, Kunze also obtained a Ph.D. in 1991. Throughout his career, he has held various academic roles, such as Honorary Professor at the Presidential Academy in Tashkent, at Al-Khwarizmi State University in Uzbekistan, and at “Mircea cel Batran” College in Romania.

🌐 Since 2002, Dr. Kunze has been an integral part of the Konrad-Adenauer Foundation, holding key positions such as Director of the KAS office in Moscow, Head of the Department for Europe/North America in Berlin, and serving as Regional Representative in Central Asia. Previously, he also served as the Head of the Emigration Office in the Leipzig District.

📘 As an author and publicist, Dr. Kunze has written numerous publications on contemporary German history and that of Eastern Europe. Among his notable works are biographies of Nicolae Ceausescu, considered a “must-read” for the history of Romanian communism, and Erich Honecker, the former head of East Germany.

🙌 We are delighted to welcome Dr. Thomas Kunze as our new leader, and his contribution to advancing the values and mission of KAS in Albania.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular