Mjeku okulist Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar së bashku drekë.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbresëlënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj
Vitin e kaluar ish kryeministri 71-vjeçar Fatos Nano, shfaqi probleme shëndetësore me mushkëritë, madje qëndroi për disa ditë i intubuar në një spital privat.
Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe ka drejtuar për 14 vjet Partinë Socialiste.