BallinaLifestyleIlnisa Agolli lë shtëpinë e Big Brother, shpëton Egla Ceno! Meriton Mjekiqi...

Ilnisa Agolli lë shtëpinë e Big Brother, shpëton Egla Ceno! Meriton Mjekiqi “shpërthen” në lot! Moderatorja: Fitova dashurinë!

spot_img
spot_img

Ilnisa Agolli ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP. Së bashku me Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin ata ishin në një nominim të fortë, ku publiku vendosi që ajo të largohej.

Të shtunën e kaluar, Egla u skualifikua nga loja, pasi i hodhi alkool në fytyrë Meritonit. Ndërsa me një tjetër zarf të zi, Ilnisa dhe Meritoni u skualifikuan të martën e kaluar, për përndjekje ndaj Eglës.

Të tre banorët u izoluan në Dhomën e Bardhë dhe me televotim, publiku vendosi rikthimin e dy prej tyre.

Dalja e Ilnisës ka tronditur jashtë mase Meritonin, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët.

Ndërsa Ilnisa, pas daljes nga shtëpia është shprehur “e fitova Big Brother-in, sepse fitova dashurinë”.

Në një reflektim për lojën e saj, moderatoja kërkoi ndjesë dhe tregoi pengjet e saj për lojën në “Big Brother VIP”.

“I kërkoj ndjesë publikut për ndonjë keqkuptim. Aty je nën presion. Duket si klishe, por fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë. Kam pengjet e mia, mënyrën si u përfshiva më shumë se duhet. Por, jam natyrë emocionale. Unë vërtet humba, por fitova mjaftueshëm”.

Me në batutë, Ilnisa iu përgjigj edhe dyshimeve që raportin e saj me Meritonin: “Kollën, dashurinë dhe tështimën nuk i mban dot. Nuk mbahet dot dashuria”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular