Doli nga shtypëshkronja Libri: Shkolla Iballë, Vatër Dije e Kulture.
Ky Botimi që u jepet në dorë lexuesve, përmban pothuajse në mënyrë të plotë të gjitha veprimtaritë organizative, shkencore, publicistike, social-ekonomike, muzeale, kulturore-artistike, etj., të 120-vjetorit të shkollës shqipe të Iballës, të cilat kulmuan me tubimin më 28 Tetor 2023 në Iballë të rrethit Pukë.
Në këto veprimtari, pjësëmarrësit sollën të dhëna dhe informacione të shumta, të mbledhura në burime arkivore e bibliografike të pasura.
Punimi, përfshirë studime që në një rrafsh më të gjërë dalin përtej historisë së shkollës së Iballës. Krejt natyrshëm është shkruar për historinë e Iballës si pjesë e Dukagjinit, krahinë me vlera social-ekonomike, historike, arkeologjike, muzeale, arsimore, kulturore, agroturistike, me faun, florë e biodivesitet të pasur, etj.
Në këtë vepër, janë trajtuar deri në detaje kushtet historike në të cilat u çel kjo shkollë, dëshira dhe kontributi i madh i banorëve vendas për hapjen e shkollës duke e konsideruar atë si një domosdoshmëri për arsim e dije, një faktor i pazëvëndësueshem për çlirim Kombëtar.
Në menyrë të veçanti spikat kontributi i drejtpërdrejtë në hapjen e shkollës Iballë nga Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, Kol Nik Alia, Vocërr Prela të mbështetur nga rilindasit vëllezërit Imzot Lazër Mjeda dhe Dom Ndre Mjeda, duke mos lënë pa përmendur ndihmën financiare të Qeverisë së atëhershme të Austro-Hungarisë.
Me shumë interes është në këtë botim kontributi i protagonistëve të shkollës, nxënësve dhe mësuesve të saj. Secili prej tyre kanë krenari pse jo dhe “mburrje” që kanë dhënë apo kanë nxënë njohuri në këtë shkollë.
Në se njihesh me të dhënat që përmend ky botim lidhur me arritjet e nxënësve të kësaj shkolle përveç se krenari për banorët e Iballës e më gjërë si dhe për mësuesit që kontribuan pa ndërprerje në rritjen cilësore të mësimdhënjes, para së gjithash është një thirrje për të vazhduar dhe pasuruar këtë traditë të shkëlqyer arsimdashëse e atdhedashëse.
E gjej me vend që të ju shpreh mirënjohjen e përzemërsisht të gjithë atyre që kontribuan në hapjen dhe ecurin shkollës së Iballës ndër vite dhe përkujtimin e 120 vjetorit të saj, e në veçanti, Konsulentin Dr. Gjelosh Nikolla, sponsorin general të këtij botim Z. Dedë Malutaj dhe shtëpin botuese Emal.