Amnistia/ Sefa: Amendamenti i Bardhit amniston të korruptuarit nga sekretar i përgjithshëm e poshtë

0
102

Përmes një interviste në Ora News, sekretari i çështjeve ligjore në PD, Endrit Sefa u shpreh se propozimet dhe amendamentet e Bardhit i tejkalonin edhe propozimet në fillim të ministrisë, pasi  kishte propozime për të amnistuar të korruptuarit

Sefa: Propozimet dhe amendamentet e Bardhit i tejkalonin edhe propozimet në fillim të ministrisë, pasi kishte propozime për të amnistuar të korruptuarit që janë duke vuajtur dënonim nga GJKKO-ja. U munduan të thonë se nuk përfton zyrtar i lartë, por ama zyrtarë të tjerë nga rangu u sekretarit të përgjithshëm.

Janë bërë dënime dhe arrestime për një sërë zyrtarësh. Kështu që shumë zyrtarë përfiton nga amendamentet e Bardhit. Këtë ne e kemi kundërshtuar. Manja donte të amnistonte të gjithë ata që ishin dënuar për korrupsion nga GJKKO.