Një përplasje ka ndodhur mes dy banorëve të BBV, Heidi Baçit dhe Liam Osmanit, ku ky i fundit ka komentuar lëvizjet trupore të Heidit, duke thënë se për të, tregojnë shumë gjëra.
“Nuk e di unë më çfarë je marrë jashtë ti, por këtu brenda…. Se i kam kap ca lëvizje të trupit tënd që më tregojnë shumë gjëra, si modele…”, është shprehur ai.
Liami është shprehur ndër të tjera se do ta nxjerr Heidin nga shtëpia dhe se do ta bëj të rrijë drejtë kur të flasi me të.
Këto fjalë e kanë prekur shumë Heidin, e cila ka shpërthyer në të qara, ndërsa i është përgjigjur Liamit duke i thënë: “Këto aludime me mua mos guxo Liam!’
Pjesë ngë debati:
Liami: Mos u mërzit! Asnjë problem nuk do kesh me mua, do të të nxjerr me duar e mia.
Heidi: Hahah, ti do më nxjerrësh mua?
Liami: Do të të flas e do të të bëj o zot o zot, do të të bëj njeri. Të mos rrish kështu, po të rrish drejtë kur të flasësh me mua, të mësosh çfarë është respekti i të folurit. Nuk e di unë më çfarë je marrë jashtë ti, por këtu brenda…. Se i kam kap ca lëvizje të trupit tënd që më tregojnë shumë gjëra, modele….
Heidi: Je shumë gabim, unë nuk të thash asgjë.
Liami: Çfarë të thash unë?
Heidi: “Me këto lëvizjet e trupit, nuk e di me çfarë je marrë jashtë… me atë trupin tënd”. Liam je shumë gabim, këto aludime me mua mos guxo Liam! (Shpërthen në lot) Nuk më pëlqen kështu, nuk jam mërzit jam me nerva.
Juli: Qetësohu menjëherë. Ai është palaço, nuk mund të ta bëj ai këtë