BallinaLifestyle“Mos guxo ta përmendësh!”- Pas rikthimit në shtëpinë e BBV, Meriton Mjekiqi...

“Mos guxo ta përmendësh!”- Pas rikthimit në shtëpinë e BBV, Meriton Mjekiqi nis debatet me banorët, Romeo Veshaj: Ti e doje Ilnisën jashtë! I preve ëndrrat

spot_img
spot_img

Rikthimi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pas disa ditësh në izolim, nuk kanë qenë aspak i qetë për Meriton Mjekiqin.

Pas përballjes kokë më kokë, në një nominim me Egla Cenon dhe të dashurën e tij, Ilnisa Agolli, Meritoni ka nisur debatet me banorët e shtëpisë, lidhur me sjelljen e tyre ndaj Ilnisës, e cila u eliminua përfundimsh nga gara natën e djeshme.

Ditën e sotme, gjatë një bisede, aktori Romeo Veshaj ka akuzuar Meritonin se ai e ka dashur jashtë shtëpisë Ilnisën dhe për faj të tij, asaj ju prenë ëndrrat.

Por kjo akuzë nuk është pritur aspak mirë nga Meritoni, duke nisur kështu në debat mes tyre. Të dy kanë nisur ti bërtasin me tone të lata në fytyrë njëri-tjetrit duke kaluar edhe në ofendime.

“Ia preve ëndrrat! Ti e doje jashtë atë”, u shpreh Romeo.

Ndërkohë, ky i fundit ia ktheu duke i thënë: “Mos guxo ta përmendësh!”

Pjesë nga debati:

Romeo: E nxore ti jashtë! Ajo është tek shtëpia tani, ti je këtu brenda.

Meriton: Mos guxon ta përmendësh? Je i turpshëm!

Romeo: Prej teje iku! Prej teje erdhi zarfi! Është faji jot!

Meriton: Si guxon me përmend Ilnisën, të ka respektuar ty!

Romeo: Ja preve ëndrrat tjetrës, ja preve. Ajo ishte super lojtare. Mos bëj si i prekur! Ti e doje jashtë atë, që të vazhdoj vetë këtu.  Kjo është e vërteta!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular