BallinaAktualitetPastërtia e figurës, institucionet kërkuan informacion për 232 zyrtarë nga AIDSSH

Pastërtia e figurës, institucionet kërkuan informacion për 232 zyrtarë nga AIDSSH

spot_img
spot_img

Të paktën 124 kërkesa për 232 zyrtarë kanë mbërritur nga institucione të ndryshme pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për të verifikuar pastërtinë e figurës së tyre. Bëhet fjalë për kërkesat nga janari në dhjetor 2023 dhe për të cilat autoriteti ka raportuar se 14 prej tyre kanë rezultuar me dokumente në ish-sigurimin e shtetit.

“Në total, në periudhën janar – dhjetor 2023, pranë Autoritetit janë paraqitur 124 kërkesa për verifikimin e 232 zyrtarëve, janë verifikuar 257 kandidatë, nga të cilët, vetëm për 14 kandidatë rezultojnë me dokumente, pra figurojnë në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, si bashkëpunëtorë, anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, si Prokurorë dhe dëshmitarë në procese politike dhe nga Autoriteti, janë marrë 91 vendime.

Për 10 zyrtarë të tjerë, është vendosur moslegjitimimi i kërkesës për verifikim, për 1 zyrtar është ndërprerë verifikimi me kërkesë nga institucioni, ndërsa për një zyrtar tjetër është vendosur pezullimi për kryerjen e verifikimit, në referencë të kërkesës së vetë institucioneve kërkuese” thuhet në raportin vjetor të AIDSSH.

I njëjti vlerëson se në raport me të njëjtën periudhë njëvjeçare raportimi, për vitin 2023 ka një rritje në numrin e kandidatëve për verifikim, gjithsej 232 nga 214 të paraqitur në vitin 2022, afërsisht +8.41%.

Gjithashtu janë verifikuar 257, nga 210 kandidatë të verifikuar në vitin 2022; pra, për vitin 2023, kemi më shumë kandidatë të verifikuar se në vitin 2022, afërsisht 22.4%. 9 kandidatë kanë rezultuar me probleme, krahasuar me vitin 2022, ku rezultojnë 6 kandidatë, afërsisht 50% më shumë.

Kërkesa pranë institucionit janë paraqitur edhe nga njësitë vendore sa i takon verifikimit të  verifikimit të figurës së personave që propozohen për dekorim dhe propozimeve për emërtimin e hapësirave publike me emra personalitetesh.

“Për vitin 2023, vetëm 10 (dhjetë) bashki, nga 61 prej tyre, kanë paraqitur 23 kërkesa për verifikimin e pastërtisë së figurës, të 41 shtetasve të propozuar, për 1 kandidat për emërim, ngritje në detyrë dhe 40 kandidatë, në kuadër të dhënies së titujve vendorë të nderit: “Qytetar Nderi”, apo të propozuara për emërtimin e disa hapësirave të territorit publik, nga ana e Bashkive. Janë mbyllur procedurat e verifikimit, për 61 shtetas (disa raste janë të mbartura nga viti 2022).

Mbi bazën e dokumentacionit të administruar nga Autoriteti, vetëm për 10 (dhjetë) kandidatë (gjithsej janë 14, shtetasit që figurojnë për vitin 2023), për emërtimin e disa hapësirave të territorit publik, apo dekorim e tituj nderi kanë rezultuar dokumente të ish-sigurimit të shtetit në emër të tij, ku të dhjetë figurojnë si Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, apo dëshmitarë” thuhet në dokument.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular