BallinaKronikeSpartak Ngjela: Priten arrestime në Policinë e Shtetit

Spartak Ngjela: Priten arrestime në Policinë e Shtetit

spot_img
spot_img

Avokati Spartak Ngjela deklaron se shumë punonjës të policisë së shtetit, në funksion apo jo, do të arrestohen.

Nisur nga deklarata e kreut të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili tha në raportin vjetor në KLP, se shumë punonjës të policisë së shtetit janë të përfshirë me krimin e organizuar, Ngjela e quajti këtë deklaratë të vërtetë.

Kjo deklaratë paralajmëron arreste. Dumani i ka në dorë arrestet. Nuk pyet arresti i shkarkuar apo në funksion. Ajo që ka thënë Dumani ka qenë e vërtetë. Krimi i organizuar po nuk pati policinë në gjirin e vet nuk triumfon dot”, theksoi Ngjela.

Avokati thotë se krimi ka pasur në dorë që nga kryeministrat deri te policët, kjo për shkak të përfitimeve financiare.

Krimi ka pasur në dorë që nga kryeministrat e deri te këta, kanë qenë në dorë të krimit. Ishin në bashkëpunim financiar. Këta e kishin kthyer Shqipërinë në kompaninë e tyre. Klientela e tyre në treg dhe policia e prokuroria. Ishin bashkë në funksion të pasurimit të tyre. Janë me miliona dollarë.Të shikojmë a do ta mbyllë SPAK-u këtë çështje deri në fund”, tha avokati për “Breaking”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular