BallinaAktualitetGazetarja bën deklaratën e fortë: 2 drejtues të rëndësishëm të AMP i...

Gazetarja bën deklaratën e fortë: 2 drejtues të rëndësishëm të AMP i heton SHISH prej 5 vitesh

spot_img
spot_img


Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se në ndërhyrjen në sistemin TIMS ajo shikon të përfshira Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Agjencinë e Mbikqyrjes Policore dhe Ministrinë e Brendshme.

Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se kishte marrë informacion se dy drejtues të rëndësishëm të AMP-së janë prej 5 viteve në hetim nga SHISH për terrorizëm.

Ajo tha gjithashtu se ka dyshime se organizatat fetare paguajnë që këta persona të qëndrojnë në AMP, për të marrë dhe përcjellë informacione për grupet kriminale.

Unë shikoj një trinom të frikshëm të përfshirë në këtë ngjarje, që është drejtoria e përgjithshme e Policisë, AMP dhe Ministria e Brendshme.

Para disa kohësh mora një informacion që në AMP janë dy drejtues shumë të rëndësishëm që kalojnë në filtër çdo polic që emërohet, të cilët janë në hetim prej 5 viteve nga SHISH dhe akuzat janë shumë të rënda, për terrorizëm. Nuk e di domethënë që dy drejtues të agjencisë të jenë të dyshuar për financim nga terrorizmi…

Organizatat fetare paguajnë që këta njerëz të jenë aty, pasi marrin informacione për grupet kriminale. Bëheshin edhe takime brenda kulteve fetare. Merrej telefoni i drejtorit dhe këta flisnin me telefonin e tij për të gjitha pisllëqet që bënin. Edhe kjo është strukturë, janë të përshirë prokurorë, OPGJ dhe drejtorë të rëndësishëm në AMP”, tha Llabani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular