Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç.
Referuar propozimeve që mbajnë firmën e deputetëve Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe, Shitja, furnizimi për qëllime tregtimi, ofrimi falas, shitja me ofertë e produkteve të duhanit, cigareve elektronike personave nën moshën 18 vjeç, kur më parë ndaj personit janë marrë masa administrative, përben kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë ose me burgim deri në 6 muaj.
Propozimi i dytë është që shitja, furnizimi, ofrimi falas apo shitja me ofertë e produkteve të duhanit apo cigareve elektronike në dyqane apo lokale do të dënohet me gjobë nga 300.000 deri në 500.000 lekë ose me burgim nga 6 muaj deri në 1 vit.
Në rastet kur individët përsëritës shkelin ligjin dhe si pasojë ka ndodhur dëmtimi I shëndetit të të miturit, atëhere dënimi I propozuar është nga 4 deri në 8 vite burg. Në rastet e ambienteve që si dyqane e lokale, ndëshkimi për shkelësin në këtë rast propozohet 8 deri në 16 vite burg.
Në relacionin e nismës, deputetët shprehen se përdorimi i duhanit nga të rinjtë mbetet një shqetësim i lartë për shëndetin publik. Vitet e fundit, ka pasur një rritje alarmante të përdorimit të duhanit dhe produkteve të duhanit tek fëmijet dhe të rinjtë.
Për këtë qëllim, dy deputetët kanë propozuar edhe një nismë të dytë që ndalon jo vetëm shitjen te të rinjtë por edhe reklamimin e produkteve si cigare, shisha, nargila apo cigare elektronike.
SCAN