Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kërkesën për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, kërkesë e bërë nga deputeti Gazment Bardhi dhe e paraqitur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Në reagimin e tij Basha shkruan se Edi Rama po kërkon që të rikthejë aleatin e tij Sali Berishën dhe se pazari mes dyshes po zbardhen çdo ditë e më shumë.
Basha shton më tej dyshja Rama-Berisha janë të qartë për marrëveshjen e tyre:
-Aleancën e tyre kundër SPAK
-Lirimin e të dënuarve për korrupsion
-Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008
Kreu i PD e mbyll reagimin e tij duke u shprehur se asnjë person i përcaktuar nongrata nuk do të jetë pjesë e PD dhe se kjo parti mbështet pa kushte SPAK.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:
-Aleancën e tyre kundër SPAK
-Lirimin e të dënuarve për korrupsion
-Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.
Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha.
Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve.
Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë.
Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.
Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD.
PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.
Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik.