Një person ka humbur jetën në Shkodër, pasi shtëpia ku ai jetonte është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen Zogaj, ku sipas policisë zjarri ka rënë në mënyrë aksidentale.
Pronari i shtëpisë, 52-vjeçari me iniciale J.Ç ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia pa pësuar lëndime.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.