Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Devoll.
Nga Devolli, kreu demokrat u shpreh se “kurrë më parë nuk është trajtuar i gjithë shteti si pronë private të një njeriu si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe shpurës së tij”.
“Kjo mendësi e politikanëve të vjetër të tranzicionit, kjo qajsje ka çuar ekonominë shqiptare drejt falimentimit, ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit dhe ka përgjysmuar në 10 vite numrin e shqiptarëve që jetojnë në Devoll, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë.” – u shpreh më tej ai.
Basha: Prej 2 vitesh në Partinë Demokratike një sëmundje e rëndë u përhap, shkaku i të cilës ishte pikërisht kjo mendësi, për ta vënë PD dhe demokratët në tërrësi, në bllok qindar, mijëra, dhjetëra dhe mijëra prej tyre të një individi të vetëm. Të halleve dhe problemeve të tij, personale, pra për ta trajtuar të gjithë Partinë Demokratike, si pronë private të një njeriu.
Edhe më e rëndë është sëmundja në nivel kombëtar, kurrë më parë nuk është trajtuar i gjithë shteti si pronë private të një njeriu si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe shpurës së tij. Me arrogancë ekstreme, me shpërfillje totale për ligjet e vendit dominon kjo sjellje, dominon kjo e keqe. Shqipëria, shteti shqiptar si pronë e Edi Ramës. Kjo mendësi e politikanëve të vjetër të tranzicionit, kjo qajsje ka çuar ekonominë shqiptare drejt falimentimit, ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit dhe ka përgjysmuar në 10 vite numrin e shqiptarëve që jetojnë në Devoll, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë. Këto janë faktet dhe këto janë të padiskutueshme. Kjo sëmundje e rëndë faktikisht ka një emër. Është një skllavëri moderne, jo si në kohët e lashta, por padiskutim një skllavëri. Në instrumentat e veta, shteti privat i Edi Ramës zeron aftësinë e çdo shqiptari për të bërë përpara. Të marrim bujqësinë, të marrim fermerin e Devollit. Pasi paguan çmimet më të larta në rajon për të gjithë imputet bujqësore, shumica prej tyre me cilësi të dyshimtë. Pasi paguan faturat e kripura të çdo shërbimi, nga energjia dhe uji dhe çdo shërbimi të tjetër, paguan taksat më të larta në rajon, ai duhet vetëm të paguaj, të paguaj dhe të paguauj. Këtu kemi ardhur pas 34 vitesh dhe është dështim i kastës politike të tranzicionit.