Ilir Meta ka folur për tradhti në eksponentët drejtues të partisë së tij, por nuk ka dhënë emra.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Meta tha se Partia e Lirisë ka patur një organizim të çorganizuar, sipas tij të qëllimshëm. Ai tha se tradhtarin e përdorin të gjithë, por refuzoi të japë emra.
“Tradhtia jo vetëm që ka emër, por tradhtarin e përdorin të gjithë dhe askush nuk e do. Në fund fare është një qenie e pështirë. Mbetet për t’i lënë kohës kohën e vet”, tha Meta./Opinion.al