Shkëlqeu ndaj Liverpulit në Ligën e Europës, Berat Gjimshiti zgjidhet “lojtari i javës” nga UEFA

0
180

Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në Ligën e Europës në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpulit, aty ku skuadra e tij siguroi kualifikimin historik për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Kontributi i kapitenit të Kombëtares shqiptare në prapavijë ishte i jashtëzakonshëm, duke ndalur aksionet e rrezikshme të lojtarëve të Liverpoolit dhe në fund u përzgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i sfidës.
Por jo vetëm kaq, pasi UEFA hapi votimin për të zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të raundit të dytë të çerekfinaleve të Ligës së Europës çmim që është fituar nga kapiteni i Kombëtares shqiptare. Gjimshiti ishte në garë me Jordan Veretout, Xhanluka Mancinin dhe Matej Kovar që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, por tifozët kanë përzgjedhur si lojtarin e raundit kapitenin e Kombëtares kuqezi. PANORAMASPORT.AL