Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer në “S’e luan Topi” raportet që ka sot me ish-bashkëshortin, pasi doli nga Big Brother.
Pas akuzave që ai bëri në kohën që ajo ishte në shtëpi, kur tha se nuk e lejonte që të takonte vajzën, Ledjona tha se ai ka kërkuar që të ketë kontakt me të, por ajo nuk e ka pranuar.
Ajo shtoi se ai i ka kërkuar falje vajzës dhe ka tentuar që t’i kërkojë dhe Ledjonës, por sipas saj, ajo nuk ka pranuar për shkak se ai veprim i tij ka lënduar shumë të bijën.