BallinaRajoniShkarkimi i kryetarëve shqiptarë, sot votohet në katër komunat në veri

Shkarkimi i kryetarëve shqiptarë, sot votohet në katër komunat në veri

spot_img
spot_img

Qytetarët në 4 komuna në veri të Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj. Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe, ku drejtues ishin 4 shqiptarë.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Për këto votime, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Në katër komunat në veri do të jenë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht.

Që votimi të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë, minimalisht, 50% + 1 qytetar. Nëse përmbushet ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në rast se pjesëmarrja është më e ulët se 50%+1, atëherë votimi konsiderohet i dështuar dhe një iniciativë tjetër nuk mund të merret pa kaluar 12 muaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular