Jetmir Salaj, ka bërë reagimin e parë pasi ndërpreu garën e tij në “Big Brother VIP 3”, duke akuzuar produksionin se e kanë cencuruar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-banori shprehet se sipas tij, i është mohuar një e drejtë ekzistenciale, që ai të vendoste vetë se si do ta luante lojën në shtëpi.
Ndër të tjera ai thekson se vendosi të largoje nga loja, “nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme”.
“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në Prime-n e kaluar, mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës, qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai.
Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, thotë ai.