Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin e masave administrative dhe arrestimve të bëra në kuadër të shkeljeve të qarkullimit rrugor.
Nga data 14-20 prill, 16 persona janë arrestuar, konkretisht për shkeljet e mëposhtme:
6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.
2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.
1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.
5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.
Në total janë vendosur 12.315 gjoba gjatë javës për shkelje të ndryshme të kryera nga shoferët:
Janë vendosur 12,315 masa administrative gjatë javës, me theks të veçantë në:
-774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
-279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
-470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
-403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
-8732 masa për qëndrim të gabuar.
Ndërkohë, janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, përfshirë mungesën e dokumentacionit si dhe gjobat e papaguara.