BallinaTe tjeraKur arti s’mëson dot nga dëshmitë historike! Njeriu që vuajti burgun në...

Kur arti s’mëson dot nga dëshmitë historike! Njeriu që vuajti burgun në dy kohë të ndryshme, e dinte mirë se regjimet nuk i duan njerëzit që shprehin të vërtetën

spot_img
spot_img

BEN ANDONI/ Njerëzit, në kohë të ndryshme, kanë gjetur mënyra për të treguar apo shënjuar gjurmët e ekzistencës së tyre, e këtu nuk flasim thjesht për ata të lashtët, të cilët gdhendnin nëpër shpella, por për ata vlerat historike të akteve të tyre, duhej t’i liheshin publikut të kuptonin realitetet.

Disa njerëz bënë histori, por të tjerët shkruan për të. Vetëm se disa prej tyre iu futën dhe kësaj ndërmarrjeje të vështirë. E nëse nuk lexon kujtime të protagonistëve të kohës dhe të kryqëzosh dokumente, njeriu e ka të vështirë të kuptojë historinë, sidomos atë të Luftës së Dytë Botërore. Për fat të keq, historia jonë është retushuar dhe vazhdon të përdoret jo mirë, fillimisht nga kinset, por pastaj nga ata që i detyrohen më shumë vendit tonë. Ndërkohë është një pjesë tjetër, që ka pasur lidhje reale me Luftën Antifashiste në këtë rast dhe, të gjithë momentet më të rëndësishme të saj. Ata qëndrojnë të heshtur sepse protagonizmi u ka mbetur politikanëve dhe sidomos atyre, që kërkojnë të revizionojnë të vërtetën për interesa.

Njëra nga pinjollët e familjes së njohur Keçi, Arlinda Ymeraj, duket se ka kapur sensin e kohës, por edhe përgjegjësinë historike, që në çdo moment janë vetëm pak familje, që përbëjnë memorien bazike të kombit. Kujtimet e të atit, Hamit Keçi, ajo i ka përcjell jo thjesht duke i përgatitur në redaktim por edhe duke i kontekstualizuar me një panoramë socialegjeografike të Tiranës. Informacioni i gjerë, lëvizja dhe përmendja e personazheve, analiza dhe mendime të protagonistit të tyre i japin ushqim historisë, studiuesve të së cilës i mbetet vetëm të përballin kapitali human me situatat dhe sidomos vërtetësinë e përshtatjes së dokumenteve. Në rastin e Hamit Keçit, protagonistit kryesor kemi dhe faktin e një memorie të mirë, që duket nga detajet e lëvizjes së personazheve dhe kastit të madh të tyre. Të mendosh dhe kjo i jep fuqi librit, që autori jo vetëm i ka njohur por edhe ka ndarë me ta, të bën gati instinktivisht pjesë të një historie.

Në një nga linjat kryesore, që frymëzon kujtimet kupton angazhimin e të rinjve kryeqytetas, por edhe të gjithë fashat e shoqërisë, që pena e Hamitit i ka treguar me dashuri dhe me një sensibilitet gati vëllazëror, për antifashizmin por edhe përballjen; linja e dytë është ajo për Enver Hoxhën, rolin dhe përballjen jo rastësore në shumë nga aktet e lëvizjeve guerile dhe organizimit antifashist. Për Hamit Keçin ai është dekonspirues dhe përgjegjës për shumë nga vrasjet e kohës së Luftës, mbetur pa përgjigje. Kultura e gjerë e Hamitit, që asokohe kishte shkollim sipëror, kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Torino (dhe nuk pranoi të bënte betimin fashist me pak studentë) dhe shpalosja në këto kujtime, pjesëmarrja aktive në lëvizjen guerile është mbresëlënëse dhe për mënyrën sesi mëson për shumë nga aktivitetet dhe personazhet antifashiste.

Shyqyri Ishmi, Vojo Kushi, Xhorxhi Martini, Sadik Staveleci, Ali Kelmendi, Myslym Peza, vetë Enver Hoxha, Anastas Lulo, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Miladin Popoviçi, Komiteti Qarkor, Koçi Xoxe, po sa shumë personazhe… të lëvizin si në një karusel human para syve. Hamiti, megjithëse rezervohet, ishte aktiv në Luftën Antifashiste, fillimisht në njësitet guerile të qytetit të Tiranës, kurse nga 29 Prilli 1943 me krijimin e çetës së Dajtit u caktua drejtues i saj. Personazhi ynë shërbeu nëpërmjet shembullit, ndërsa aftësia i tij do të tregohej kur pas Luftës u emërua shef i shtabit të KorpArmatës së tretë dhe komandant i Korp-Armatës së parë. Gjatë viteve 1945 -1948, mbaroi në Moskë njërën prej Akademisë më të rëndësishme në botë, atë Ushtarake “Voroshilov”, të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera, duke pasur dhe shkollimin e dytë. Por pas kësaj erdhi kalvari për të dhe familjen, atë që autori mundohet ta fashisë duke respektuar jetën por edhe fatin.

Hamit-Keci-kopertina

Interesant është edhe mesazhi i autorit për familjen dhe kërkesën për vonesën e botimit. Kërkoi në të gjallë një maturim të kohës dhe vonesë në mënyrë që familja të mos përballej edhe në demokraci me probleme për të cilat ndjehet disi i hidhëruar që kanë vuajtur bashkë me të. Njeriu, që e kish vuajtur burgun në dy kohë të ndryshme, e dinte mirë se regjimet nuk i duan njerëzit që mendojnë dhe shprehin të vërtetën. E kishte provuar me bashkëluftëtarin e tij në Grupin e të Rinjve Anastas Lulon, një nga figurat më të persekutuara qoftë fizikisht edhe moralisht, por edhe me fatin e shumë njerëzve, me të cilët ndau jetën. Ku duket se pengu më i madh i kish mbetur tek i vëllai, njësoj bashkëluftëtar (i dënuar me vdekje në kohën e luftës), që nuk arriti të jetonte sa ai dhe të shihte demokracinë, por që e përjetësoi me këto kujtime. Nga ana tjetër, botimi i këtij libri ka dhe mesazhe të ndryshme, që e bija jo vetëm i ka theksuar me ndërkalljet e saj në hyrje dhe në epilog por edhe me elegancën e botimit, për të cilën duhet të komplimentohet veç punës së saj intelektuale edhe OMBRA GVG.

Besoj se përgatitësit e librit, znj. Ymeraj duhej të mendoj dhe për aktivitete me shtrat më të gjerë për librin, për të njohur luftën dhe martirët, që pena e Hamitit i tregon njerëzor, larg ikonografisë patetike të komunizmit. Teksa, bash kjo paraqitje njerëzore, si në këto kujtime, u rrit vlerën, si në rastin kur Shyqyri Ishmi i dorëzën motrës letrën e fundit me një mesazh, që mbajti të gjithë devizën e rezistencën, por edhe që tregoi tradhtinë. Ndërkohë, shkrimi i këtyre kujtimeve i bën me turp krijuesit e artit, që nuk dinë të shfrytëzojnë dokumentacione të tilla për filma dhe shfaqje të tjera në art, që jo thjesht dokumentojnë por përshfaqin vlera për një komb. Në rastin e Hamit Keçit, të kujtohen dhe fjalët e Oscar Wilde: “Çdokush mund të bëjë histori. Vetëm një njeri i madh mund ta shkruajë atë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular