BallinaAktualitet“Mysliman jam unë, marr deri në 7 gra”/Gruaja s’duron, i ‘vërsulet’ burrit

“Mysliman jam unë, marr deri në 7 gra”/Gruaja s’duron, i ‘vërsulet’ burrit

spot_img
spot_img

Pranvera dhe Jetnori janë të martuar prej 30 vjetësh, por martesa e tyre ka hasur një konflikt të fortë. Pranvera ankohet në “Shihemi në Gjyq” se ai e ka lënë jashtë pasurisë, edhe pse së bashku kanë tre fëmijë. Vazhdimisht ajo shpreh një frikë se Jetnori do të largohet dhe ky i fundit i jep një përgjigje befasuese që habit studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Eni Çobani: Ti çfarë frike ke, që ky mund të ikë diku tjetër?

Pranvera: Po normale, ikën merr tjetrën ai.

Jetnor: Po tani, mysliman jam unë, myslimanët e kanë deri në 7 gra.

Pranvera: Ça myslimani je more?

Eni Çobani: Mos ua vini myslimanëve këtë, nëse ti ke dëshirë është tjetër gjë, por mos e vishni këtë me një emër të caktuar. Se të ka vajtur mendja ty të marrësh tjetër, është problemi yt, jo i myslimanëve.

Pranvera: Për çfarë kam punuar këto 30 vjet?

Eni Çobani: Moj zonjë, dyshon te bashkëshorti ti? Ka ndonjë gjë se edhe kjo tani, të jetosh 30 vjet, të jeni në këto mosha që jeni se nuk jeni edhe fare të rinj, po sigurisht të rinj jeni patjetër se unë nuk them, secili e ndien veten ashtu siç do se jeni bërë gati gjyshër.

Ardit Gjebrea: Si është kjo puna e myslimanëve të lutem se edhe publiku e shoh që po reagon?

Jetnor: Unë  e thashë për një tip batute atë se gruaja thotë që unë do ta lë nesër. Për çfarë do ta lë unë atë, unë kam 30 vjet martesë me atë, ajo mendon gjënë e keqe, prandaj ia thashë, në atë kuptim ia thashë. Për çfarë e mendon gjënë e keqe, unë kam këtu e 30 vjet me atë, ajo mendon që unë mund ta lë nesër, për çfarë, se s’po i lë pjesën?

Ardit Gjebrea: Zonja Eni më fal. Është e vërtetë kjo puna e myslimanëve?

Pranvera lëviz nga vendi dhe shkon drejt Jetnorit duke turfulluar.

Ardit Gjebrea: Prit, prit se na erdhi Pranvera!

Pranvera: Të lutem shumë! Ti nuk po më jep rrugëzgjidhje!

Jetnor: Çfarë rrugëzgjidhjeje? Atë e di unë se si t’i jap rrugëzgjidhje!

Pranvera: 10 vjet që kam ndenjur në atë shtëpi, kam ardhur në datën 6 janar zotëri, dera nuk më është hapur te shtëpia në Durrës, lagjja 13, plazh.

Eni Çobani: Pse s’të është hapur moj zonjë se desh iu vërsule Jetnorit tani?

Pranvera: I vërsulem se është motra e burrit tim, Merita Reçi./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular