Endrit Braimllari, ish-nën kryetar, ishte ndër të parët që zgjodhi që të jepte dorëheqjen, mes tensioneve që kanë lindur brenda Partisë së Lirisë, me Ilir Metën shumë të ashpër për atë se çfarë po ndodh në partinë e themeluar prej tij.
I ftuar në A2 CNN, Braimllari ka zbuluar arsyer se përse ka dhënë dorëheqjen. Sipas tij, e gjitha ishte një hap pas për të mos përsëritur të njëjtin skenar si në Partinë Demokratike.
“Kam bërë disa hapa pas sepse e gjykova të arsyeshme që duhet të veproja ashtu për të ctensionuar situatën brenda partisë, sepse gjykoj që energjia duhet të shkoj kundër qeverisë dhe jo brenda partisë, duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur me PD që prej 2 vitesh filloi me një debat të brendshëm, që i shërbeu vetëm Ramës dhe jo fuqizimit të opozitës, nuk doja të ribëja të njëjtën gjë”, u shpreh Baraimllari.
Ai shtoi se dorëheqja nuk ka qenë e kërkuar nga Ilir Meta.
“Nuk ma ka kërkuar dorëheqjen Ilir Meta, personazhe që janë afër kryetarit të partisë nuk merren me keqqeverisjen, po me Endrit Braimllarin. Të mendosh ndryshe nuk është tradhti. Më kanë atakuar familjarët. Kush? Ai që po udhëheq veprimin”, shtoi ai.
Ndaj tij janë hedhur akuza të rënda, e ndërsa Meta flet për “tradhti”, “flirte me qeverisë” apo “çimka”, Braimllari thotë se në këto deklarata nuk ka asgjë të vërtetë. Ai u shpreh se ai nuk ka bashkëpunuar me Engjëll Agaçin apo Erion Veliajn, siç është akuzuar.
“Nëse Endrit Braimllari akuzohet si bashkëpunëtor i Engjëll Agaçit apo i Erjon Velisë, nxirrni faktet. Nuk kam bashkëpunuar, zero, zero bashkëpunim dhe koha do jetë dëshmitari më i mirë, jam produkt politik i LSI, nuk tradhtoj idealet e LSI”, tha ai.
“Ilir Meta mund të ketë të drejtë për çështjen e organizimit të Partisë, dhe nëse do ishte vetëm kjo gjë dhe unë do isha i pari që do jepja dorëheqjen, por unë mendoj që në një aksion politik nuk është përgjegjës vetëm për një person. 14 maji nuk është vetëm i im, nuk lejoj që të hidhet baltë mbi angazhimin tim politik”, shtoi Braimllari.
Megjithatë, ai ka një mesazh për kritikët që ka brenda partisë.
“Disa menduan që kam ikur nga PL, unë nuk iki, ato që gëzohen e kanë shumë gabim. Unë nuk jam për këtë funksionim”, përfundoi Braimllari.