BallinaAktualitetBritania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, av.Naim Hasani: Do...

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, av.Naim Hasani: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm

spot_img
spot_img

Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani ka folur mbi ligjin e miratuar nga parlamenti britanik që i hap rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda.
Kjo tregon sipas Hasanit, se sa i pashpirt është ky ligj dhe sa i paligjshëm. Në ‘Sot Live në Shqipëri’, avokati thotë se qeveria e Sunak ka dalë mbi vendimin e gjykatës Supreme e cila me një vendim të saj e cilësoi ligjin të paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.

“Në ditën që është miratuar ky ligj, kemi pasur në orët e para të mëngjesit tragjedi në brigjet franceze, ku një gomone që po përpiqej të kalonte nga Franca drejt Britanisë është mbytur. Flitet për 5 të vdekur, por ende nuk është përcaktuar numri i saktë. Kjo tragjedi është një rikujtim i asaj përpjekje të dëshpëruar i emigrantëve për të kaluar nga Franca drejt Britanisë.

Është rikujtim sa i pazbatueshëm, sa i pashpirti, i paligjshëm është ky ligj që qeveria e Sunak e ka miratuar. Ishte Gjykata Supreme që në fund të vitit të kaluar e quajti të paligjshëm kthimin e emigrantëve në Ruanda, tha që është e pasigurt. Nuk mund të kalosh ylberin dhe me një ligj nga shumica jote parlamentare dhe të thuash që Ruanda është e sigurt”, tha Hasani për Report Tv.
Me miratimin e ligjit në parlament dhe më pas në Dhomën e Lordëve, Hasani thekson se tashmë Gjykatat e Britanisë nuk kanë fuqi që shprehen përballë këtij ligji.

Madje, Sunak ka kërcënuar se nëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut do kundërshtojë miratimin e këtij ligji, Britania do të dalë edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata s’kanë fuqi të shprehen përballë këtij ligji, ky ligj i heq të drejtën gjykatave për të marrë vendim si ai i nëntorit të vitit të kaluar. Ky ligj e nxjerr Britaninë në një përballje me Gjykatën Europaine të të Drejtave të Njeriut.

Sunak e ka të bërë të qartë se Gjykatën Europaine të të Drejtave të Njeriut do kundërshtojë vendimin, do marrë vendimin ekstrem për të dalë nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Hasani.


As emigrantët shqiptarë që kalojnë përmes La Mansh drejt Britanisë nuk do t’i shpëtojnë dërgimit në Ruanda

“Sunak e bëri të qartë se fluturimet dhe avionët janë gati. Do jenë edhe shqiptarët që do përfshihen në këtë grup. Është betejë personale e Sunak, politika kryesore e qeverisjes. Është paralajmëruar që ky ligj është i pazbatueshëm, i paligjshëm.

Shqiptarët s’do kenë asnjë dallim, shqiptarët nëse kanë kërkuar azil dhe vijnë në mënyrë ilegale, s’do të veçohen. Janë pjesë e grupit që qeveria do veprojë menjëherë për t’i dërguar në Ruanda”, tha Hasani.


Avokati thekson se duhet që trafikantët të përballen me drejtësinë dhe jo të merren këto masa të pashpirta ndaj emigrantëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular