BallinaLifestyleVIDEO/“Një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë”, Roza e prekur:...

VIDEO/“Një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë”, Roza e prekur: Hej engjëll, të kërkoj falje… më vjen shumë keq

spot_img
spot_img

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Roza, ashtu siç shumë të tjerë prisnin që t’i telefononte babait të saj, zgjodhi t’i telefonojë bebit që ta abortuar, histori të cilën e ka treguar disa ditë më parë, në shtëpinë e Big Brother VIP.

“Telefonata ime me një person që nuk është më… më thanë mikeshat pse nuk e bën me babin, por unë me babin në një botë imagjinare do doja që ai të më bënte telefon, pse duhet t’ia bëj unë? Telefonatën time do ia drejtoj një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë”, thotë Roza, e prekur, para se të kapë telefonin.

Telefonata e Rozës: “Hej engjëll, kjo telefonatë është për të të kërkuar falje, më vjen shumë keq… mendoj se në momentin që do të takohemi bashkë do jetë momenti perfekt, do jetë momenti i duhur.. ku as ty as mua s’do na mungojë gjë.

Ku kam dëgjuar rrahjet e zemrës tënde, kuptova që nuk jam vetëm… është thjesht momenti i duhur, që ti do vish. Mezi pres të vish… Rita mezi pret të vish, më vjen shumë keq që të ndala rrahjet, por më beso që do kesh fëmijërinë më të bukur që një krijesë në duart e mija mund të ketë.

Një miku kur po i flisja një ditë për punën, po i ankohesha dhe më tha ‘Rozë boll bërë milionerë të tjerët, bëj milionin tënd’ dhe ai e kishte fjalën për ty. Ti do jesh pasuria ime më e madhe, në momentin e duhur do jemi bashkë. Unë mezi të pres, e kam dënuar veten që nuk e shtrova rrugën e takimit tonë, sepse po ndërtoj të ardhmen që të mos na mungojë asgjë, të dua shumë edhe më fal.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular