Është zbardhur axhenda e Konventës së Partisë së Lirisë që do të mbahet ditën e sotme (27 prill) në Pallatin e Kongreseve.
Postimi i plotë i Tedi Blushit:
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë të Lirisë,
Të dashur delegatë të Konventës Kombëtare,
që do të shpërtheni sot energjitë nuklearë të Partisë së Lirisë, në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrim vendime historike për vënien në jetë të 5 prioriteteve tona kryesore për 4 milion shqiptarë plus.
Për shkak, të interesimit të jashtëzakonshëm të mediave, po ndajmë me të gjithë ju RENDIN E DITËS të kësaj Konvente historike:
RENDI I DITËS
Ora: 10:00 – Mbërritja e delegatëve dhe të ftuarve
Fillimi i punimeve të Konventës.
Konventa hapet nga z.Edmond Haxhinasto, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.
Verifikimi i pjesëmarrjes fizike dhe online, si dhe verifikimi i mandateve të delegatëve. (Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto)
Paraqitja për miratim e Kryesisë së Konventës, sipas propozimit të Kryesisë së PL, të datës 24 prill 2024.
Ftohet Kryesia të zerë vëndet.
Nderimi i Himnit Kombëtar.
Propozohet Sekretaria dhe Komisioni Zgjedhor i Konventës miratuar me Vendim të Kryesisë, datë 26.04.2024
Lexohet dhe miratohet me votim të hapur Rendi i Ditës.
Himni i Mentor Xhemalit “Për ty Atdhe” (Ftohet në skenë Maksim Xhemali me një fjalë përshëndetëse dhe më pas ftohen të këndojnë të gjithë delegatët dhe të ftuarit)
🇦🇱 1. Paraqitja e dokumentit të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimeve Statutore. (Edmond Haxhinasto, Kryetar i Grupeve të Punës)
🇦🇱 2. Fjala e Kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Metaj
🇦🇱 3. Përshëndetjet (online dhe në sallë) të Konventës së Partisë së Lirisë nga personalitete publike vendase dhe të huaja, si dhe përfaqësues të partive mike.
Edita Tahiri (Ish Zv/Kryeministre e Kosovës)
Stipe Mesiç (Ish-President i Kroacisë – online)
Steven Bonnar (Deputet Skocez në Parlamentin Britanik – online)
Salvatore Lamirata (Ish-Kryetar i Bashkisë Arbëreshe të Shën Mitrit, Kalabri – online)
Egla Marashi (Themeluese e LRI-së, ish-drejtuese e PL në Lezhë, Michigan, USA – online)
🇦🇱 4. Diskutime mbi Dokumentat e 5 prioriteteve të Programit dhe të Statutit.
Prof. Petraq Milo, Sekretar për Ekonominë dhe Financat.
Prof. Edmond Panariti, Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin
Znj. Erisa Xhixho, NënKryetare dhe deputete e Partisë së Lirisë
Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë
Ambasador Agim Nesho, Zëvendës-Kryetar i Partisë së Lirisë
- Petrit Vasili, NënKryetar dhe deputet i Partisë së Lirisë
- Ramadan Kondi, Sekretar për Çështjen e Pensioneve në Partinë e Lirisë
🇦🇱 5. Diskutim mbi propozimet e paraqitura për Programin dhe Statutin.
- Paraqitja e propozimeve (Znj. Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë)
- Qëndrimi i Grupit të Punës ndaj propozimeve (Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë)
🇦🇱 6. Votimi i hapur për Dokumentin e 5 Prioriteteve dhe votim i hapur për Statutin.
🇦🇱 7. Deklarimi i kandidaturave për President të Partisë së Lirisë dhe Zëvendes-President i Partisë së Lirisë.
- Ilir Metaj (Kandidat për President)
- Faik Basha (Kandidat për President)
- Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
- Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
- Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)
Kandidaturat paraqiten nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.
Fjala e kandidatëve që do të flasin:
- Faik Basha (Kandidat për President)
- Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
- Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
- Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)
🇦🇱 8. Procesi i votimit për Presidentin e Partisë dhe ZëvendësPresidenten.
Paraqitja e procedurës nga Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto dhe fillimi procesit të votimit sipas Qarqeve. (Lista bashkëlidhur)
🇦🇱 9. Diskutime të tjera:
Tedi Blushi
- Pëllumb Dautllari
- Edmond Panariti
- Esmeralda Demiraj
- Agim Nesho
- Brunilda Paskali
- Petrit Sinaj
- Brunilda Haxhiu
- Fllohe Gojka
- Ines Shehu
- Florida Ymeri
- Lefter Maliqi
- Dea Nako
- Kristian Kina
- Tefta Radëshi
- Luigj Turmalaj
- Gisian Dashi
dhe diskutime të tjera sipas kërkesave.
Me përfundimin e diskutimeve, deklarohet përfundimi i punimeve të Konventës.
Rezultatet e votimit paraqiten pas përfundimit të votimit dhe numërimit, në komunikim të veçantë me median.