Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 pas mesnate në qytetin e Shkodres.
Burime bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.
Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.