BallinaEkonomiWIZZ AIR nis shërbimin e ri “WIZZ EXPERIENCES”. Pasagjerët tani mund të...

WIZZ AIR nis shërbimin e ri “WIZZ EXPERIENCES”. Pasagjerët tani mund të rezervojnë pa problem biletat e atraksioneve

spot_img
spot_img

Pasagjerët tani mund të rezervojnë pa problem biletat e atraksioneve dhe muzeumeve, guidave turistike, eventeve sportive, koncerte live dhe shfaqje përmes faqes së internetit dhe aplikacionit të Wizz Air

Tirane, 29 prill 2024: Wizz Air, linja ajrore me rritje më të shpejtë dhe më e qëndrueshme në Evropë në botë*, ka lançuar WIZZ Experiencesnjë shërbim i ri shtesë për pasagjerët e tij në partneritet me Coras, ofruesi më i madh online i biletave për ngjarjet më të mira dhe aktivitetet përmes një aprikacioni të vetëm.

Mbi 10 milionë bileta janë tani në dispozicion për klientët e Wizz Air në mbi 65 vende, 300 qytete dhe 20 gjuhë. Pasi të kenë siguruar çmimin më të mirë për fluturimin e tyre, pasagjerët mund të eksplorojnë një ofertë të madhe biletash atraksionesh dhe muzeumesh, turne turistike, leje sportive, ngjarje të drejtpërdrejta, muzikë live dhe shfaqje teatrale vetëm një klikim larg.

Të gjitha biletat janë të disponueshme në faqen dhe aplikacionin zyrtar të Wizz Air, përmes një procesi të lehtë dhe të qetë rezervimi.

Disa nga ngjarjet më të njohura nëpër destinacionet e Wizz Air përfshijnë:

·     Greqi: zhytje, degustim vaj ulliri, muzikë tradicionale Greke dhe shfaqje.

·     MB: eventet më të mira sportive, muzikë live dhe shfaqje në West End duke përfshirë Hamilton dhe The Lion King.

·     Spanjë: tur në Sagrada Familia në Barcelonë ose në Prado Museum në Madrid; bileta për një lojë futbolli të Barcelona FC; përjetimi I pikave kryesore të Madrid me biçikletë dhe vizitë në tre nga  baret më të mira me tapas në Malaga me guide vendase.

·     Francë: shmang radhën për bileta të Kullës Eiffel  ose Muzeut Louvre ose një guidë në Pallatin dhe Kopshtet e Versailles.

·     Itali: grupe të vogla vizitorësh në Pompeii shoqëruar nga arkeolog, shmang radhën  për bileta tek Colosseum ose në Uffizi Gallery, guidë  shoqëruese  në Vatican ose  ndeshje futbolli të AC Milan.

James Goodwin, Shefi i të Ardhurave në Wizz Air tha: “Ne jemi të kënaqur të vazhdojmë të zgjerojmë gamën tonë të shërbimeve me – WIZZ Experiences. Nëpërmjet këtij shërbimi të ri, klientët do të kenë akses në mbi 10 milionë bileta atraksioni në një vend, me një eksperiencë të lehtë dhe pa probleme rezervimi. Falë një game të gjerë produktesh ndihmëse dhe shërbimesh partnere, pasagjerët tanë tani mund të ndërtojnë të gjithë udhëtimin me Wizz Air, nga fluturimi deri te blerjet e lehta në bord, transfertat, akomodimi dhe aktivitetet. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë ofertën tonë për ta bërë Wizz Air furnizuesin më të mirë për nevojat e çdo udhëtari.”

Mark McLaughlin, CEO i Coras, komentoi: “Ne jemi të kënaqur që jemi partnerë me Wizz Air në mënyrë që klientët e tyre të mund të blejnë bileta për ngjarjet dhe aktivitetet më të mira. Ndeshje futbolli të Premier League, koncerte live dhe atraksionet ikonike janë një shtytës kryesor i udhëtimit dhe çfarë bën klienti kur është në destinacion.”

* Sipas CAPA – Qendra për Çmimet e Aviacionit për Ekselencë 2022-2023

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 207 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular