Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte (30 prill), në rrugën pranë spitalit të Vlorës.
Sipas burimeve të policisë, një prej automjeteve po shkonte me urgjencë drejt spitalit me shpejtësi dhe ka goditur 2 të tjerat.
2 persona kanë mbërritur në spital të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërsa sic shihet edhe nga pamjet, makinat janë bërë copash.