Britania nuk do të ndalet nga përpjekjet për të ndaluar kalimet me varka të vogla – pasi oficerët e imigracionit mblodhën pasagjerët për fluturimin e parë në Ruanda.
Ndërkohë që është bërë fluturim i parë me emigrantë për në Ruandë, janë publikuar edhe pamjet e operacionit të autoriteteve britanike, të cilat janë në kërkim të azilkërkuesve.
Pamjet dramatike të bastisjeve u publikuan nga qeveria britanike, por Sekretari i Brendshëm hodhi poshtë pretendimet se ai po e përdorte atë për të fituar pikë politike ndërsa miliona britanikë pritet të shkojnë në zgjedhje lokale, shkruan The Sun.
“Unë do të përpiqem t’i ndaloj ata… ne nuk do të dorëzohemi derisa t’i ndalojmë, sepse përndryshe njerëzit vdesin dhe unë nuk jam i gatshëm ta pranoj këtë”, tha Sekretari i Brendshëm, James Cleverly.
Teksa iu referua një tragjedie në Kana javën e kaluar, Cleverly tja se “një fëmijë u vra sepse kontrabandistët po i rrahin, ata po godasin me thikë, po i detyrojnë të hyjnë në varka”.
Komentet Sekretari të Brendshëm vijnë pasi ekziston frika se numri i azilkërkuesve që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti i kaluar është shumë i madh se të gjithë ata të dërgohen në Ruanda .
Rreth 50,000 persona kanë mbërritur që nga vera e kaluar kur hyri në fuqi dispozitat e Ligjit të Migrimit të Paligjshëm që i ndalon ata të kërkojnë azil.
Plani i Ruandës është politika kryesore e Rishi Sunak për të ndaluar kalimet me varka të vogla që janë shtuar vitin e kaluar.