Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në seancën e sotme parlamentare se opozita duhet të heqë dorë nga protestat një orëshe dhe dy orëshe ndërsa i bën thirrje asaj të qëndrojë në rrugë deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
Maliqi tha se mazhoranca e sheh në ëndërr Presidentin dhe Partinë Demokratike duke arsyetuar se Meta ka qenë kryeministër i tyre dhe drejtues i FRESH-it. Nga ana tjetër, Maliqi komentoi edhe përzgjedhjen e kryeministrit sa i përket personit që do të drejtojë komisionin hetimor, duke thënë se Ulsi Manja është kapur në përgjimet e Dibrës.
“Meta ka qenë kryeministri i tyre dhe kryetari i FRESH-it, këta ia dinë frikën dhe e shikojnë në ëndërra atë dhe Partinë Demokratike për shkak të vërshiimit të madh që do të ndodh. Shikojeni kush don ta drejtojë Komisionin Hetimor, Ulsiu, i kapur në përgjimet e Dibrës. Ky është një turp, dhe ju bëj thirrje shqiptarëve dhe opozitës që të ngrihen jo në protesta një orëshe dy orëshe por të qëndrojnë aty deri në rrëzimin e kësaj qeverie që humbjes i thonë fitore e fitores humbje. E shikuam se si ndodhi kur u mor vendimi për shkarkimin e presidentit se si u kapën deputetët e opozitës dhe brenda pak minutash ndryshuan qëndrimet, shpresoj të mos bëjë këtë edhe për ngritjen e