Ditën e sotme Erion Veliaj ka pritur në zyrën e tij kryeministrin Rama dhe kryetarin e BDI, për dhënien e titullit Qytetar Nderi i Tiranës Ali Ahmetit.
Rama u kujdes që të thotë se në këtë godinë mund ta sillte vetëm Ali Ahmeti, duke nënkuptuar që po kërkon të rrijë sa më larg Veliajt dhe është kujdesur që të shmangë shpërndarjen e fotos së përbashkët me Veliajn.
Në rrjetin social Facebook, Rama ka hedhur foton në të cilën ka qenë edhe Veliaj, por e ka prerë këtë të fundit, i pozicionuar në cep të fotos. Ky distancim i fortë vjen pas avancimit të hetimeve të SPAK për dosjen “5D”, dhe Inceneratorit të Tiranës për të cilin, Veliaj u pyet ditën e martë për më shumë se 7 orë.