BallinaKryesoreSkandali me bashkëshortin e ministres Ibrahimaj, Pampuri: Përgjigjja e kryepolicit të Tiranës...

Skandali me bashkëshortin e ministres Ibrahimaj, Pampuri: Përgjigjja e kryepolicit të Tiranës është e rëndë

spot_img
spot_img

Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, u shpreh se përgjigjja e kryepolicit të Tiranës lidhur me pyetjen për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj ishte e rëndë dhe vërteton akuzat e PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, ORIOLA PAMPURI

Përgjigjja e kryepolicit të Tiranës lidhur me rastin e bashkëshortit të ministes Ibrahimaj është i rëndë dhe vërteton pikërisht akuzën e PD që ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë.

Problemi i mospasqyrimit të lajmit nuk ka të bëjë me sencacionin, por me mbajtjen fshehur të ngjarjes pikërisht se i akuzuari ishte burri i ministres së qeverisë Rama.

Ajo që e bën edhe më të rëndë është deklarata se ishte e pamundur shoqërimi dhe arrestimi i bashkëshortit të ministres, por materialet iu referuan prokurorisë.

A është kjo e njëjta procedurë edhe për njerëzit e zakonshëm?

Përse e kishte të vështirë policia e shtetit për ta shoqëruar dhe për ta proceduar bashkëshortin e ministres Ibrahimaj?

Në cilën shtëpi u fsheh ai që policia nuk e gjeti dot dhe nuk arriti ta procedojë?

Nëse një shqiptar i zakonshëm do të bënte një goditje për shkak të detyrës apo plagosje me thikë, a do të ishte e njëjtë sjellja e policisë së shtetit?

Në qeverisjen e Edi Ramës shqiptarët nuk janë të barabartë!

Ka disa që arrestohen për gjëra të vogla dhe të tjerë që “tolerohen” për gjëra të mëdha!

Kjo është pabarazi!

Rasti i burrit të ministres Ibrahimaj është pikërisht ky!

Prandaj PD zotohet për barazi përpara ligjit për të gjithë!

Vetëm kështu Shqipëria do të jetë e jetueshme për njerëzit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular