Plarent Ndreca ishte mbrëmë i ftuar në panelin e emisionit “Top Story nga Grida Duma” ku po fliste për protestat e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës.
Moderatorja i evidentoi disa herë se po gabonte në mënyrën se si po shprehej duke i cilësuar si “spekulim” atë që thoshte ai.
Deputeti i Partisë Socialiste deklaroi se nuk ishte institucionale dhe nuk duheshin të tilla protesta para Bashkisë.
Edhe pse Duma u mundua disa herë ta bindte se qasja e tij ishte e gabuar, Ndreca nguli “këmbë” aq sa Grida u detyrua të kalonte në hapësirë publicitare.
Më poshtë mund të gjeni debatin e plotë mes moderatores dhe deputetes:
Ndreca: Tani do të bësh debat me mua apo…
Duma: Patjetër që do të bëj debat dhe me ty se ti do ta çosh në hulli përsëri. Ti merr kohën të gjithën se futesh në hulli.
Ndreca: Po ti pse me marr kohën mua?
Duma: Se nuk të shkoj në hullinë që mendon pra.
Ndreca: Po se mendon ti kështu. Po a mund ta mbaroj?
Duma: Të lutem qëndro. Do të tregosh procedurën e bashkisë sa i përket protestës?
Ndreca: Nuk më le ta mbaroj!
Duma: Sepse spekulimi…
Ndreca: Spekulimi sipas teje. S’mund ta bëj këtë gjë se më gjykon tjetër kush.
Duma: E gjykoj dhe unë këtu gjithë problemin që ke ti.
Ndreca: Mund ta bësh, po jo me efekt ndërprerje fjale. As po fyej dhe as po ofendoj askënd.
Duma: Po e ke gabim ore. S’e di pse e ke këtë keqkuptim të madh. Unë jam super etike me këdo. Por, e ke keqkuptim që kur ndodh një rrëshqitje nga drejtimi, unë do ta ndaloj. Ju mund të doni të shkoni edhe te produkti, por nuk shkoni dot. Kjo është e gjithë gjëja.
Ndreca: Spekulimet janë sipas teje në çdo rast.
Duma: Ka një rrjedhë logjike gjithë gjëja. Unë do të bëj çdo gjë etike që ti mos të spekulosh atje ku do ti. Dua të transkriptojmë këtë gjë.
Ndreca: Ku spekulova?
Duma: U more, ku ka institucionale dhe çfarë është institucionale. Ky është spekulim, institucionali kur argumenton dhe nuk qenka institucional nëse proteston.
Ndreca: Dhe ku ishte spekulimi këtu?
Duma: Çdo njeri institucional duhet të protestojë. Është aksiomë. S’është sipas meje, është sipas logjikës dhe sensit të zakonshëm.
Ndreca: Ke 5 minuta që po më ndal fjalën.
Duma: Sa të dua unë. Nëse mendon se do ta devijosh.
Ndreca: Ti edhe mund të flasësh edhe gjithë natën.
Duma: Patjetër, mund ta bëj. Fatkeqësisht. Ti e ke diku tjetër. Unë e kam këtu mundësinë. Tani Plarent, ke folur më shumë se të gjithë, që ta dish. Dhe arsyeja pse unë e kam bërë këtë.
Ndreca: Nuk flas fare.
Duma: Ke folur më shumë se të gjithë. Dhe arsyeja pse unë e bëj këtë është sepse je në pozita që përfaqëson një forcë, e cila në një farë mënyre duhet të japë llogari.
Ndreca: Unë mendoj që ti nuk duhet të jesh në atë pozitë që të mos krijosh idenë që je e njëanshme. Dakord?
Duma: Patjetër, që ti mund ta mendosh ashtu. S’më peshon fare mua kjo.
Ndreca: Po ndërhyn pa vend.
Duma: E di sa pak shqetësim e kam unë këtë? Kam kaluar gjëra më shumë të komplikuar se kaq.
Ndreca: Zonja Duma, të kam kërkuar të më lësh të flas.
Duma: Ke marrë shumë minuta duke folur me spekulim. Do të japësh përgjigje?
Ndreca: Nuk kam folur fare.
Duma: Hapësirë publicitar