Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Top Story”, ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon mundësisë që Ilir Meta të arrestohet me urdhër të SPAK.
Vangjeli tha se kanë ardhur letërporosi nga SHBA, një vend i BE dhe pritet përgjigjie edhe nga një tjetër vend që nuk është më anëtar i Bashkimit Europian, duke nënkuptuar Britaninë e Madhe.
“Ka ardhur një përgjigjie nga SHBA, ka ardhur një përgjigjie nga një vend I BE dhe pritet edhe një letërporosi nga një vend që nuk është më anëtar i BE.
Nuk dihet kur vjen letërporosia. E vetmja gjë që do iu them është se vjeshta e këtij viti do jetë më e nxehtë se vera”- u shpreh Vangjeli ndër të tjera.