Në një intervistë për Ora News, Gerti Bogdani u shpreh se Bashkia e Tiranës u fal para një viti edhe nga disa eksponentë të koalicionit të opozitës.
Ai shtoi se nuk mund të luftosh korrupsionin dhe të amnistosh 89 veta që janë të hetuar nga SAPK-u, duke iu referuar votës pro amnistisë penale.
Bogdani: Është shumë e rëndësishme që të protestohet gjithmonë kundër korrupsionit. Bashkia ishte e falur para një viti edhe nga disa eksponentë të koalicionit. Shumica e politikanëve i konsiderojnë qytetarët si budallenj dhe sikur nuk kuptojnë, por ata i kapin gjërat. Nuk mund të luftosh korrupsionin dhe të amnistosh 89 veta që janë të hetuar nga SPAK-u. Nuk isha dakord me amnistimin e atyre që hetohen nga SPAK.
Korrupsioni ka kaluar çdo përmasë. Zollumi mbulon zullumin dhe çdo ditë prodhohet korrupsion masiv. Nuk mund të lejohen njerëz që janë akuzuar për korrupsion, është një gjë shumë e rëndë. Si politikan e shoh si gjë shumë të rëndë dhe nuk do ta kisha votuar.