BallinaKulture“Kamza lexon” hap dyert të premten, pjesë e panairit 20 shtëpi botuese, mbi...

“Kamza lexon” hap dyert të premten, pjesë e panairit 20 shtëpi botuese, mbi 30 shkrimtarë. Do të jepen 5 çmime

spot_img
spot_img

Në datat 10 -11 maj do të hap siparin dy ditor panairi i librit “Kamza lexon”, në Sheshin “Nënë Tereza”.  Sikurse edhe vitet e kaluara edhe kësaj here pritet të ketë një interes të lartë të dhjetra shtëpive botuese me një larmi titujsh, përfshirjen e dhjetëra autorëve, shkrimtarëve, studiuesve dhe përkthyesve. Interesi pritet të jetë i madh edhe nga lexuesi. Ky aktivitet i organizuar nën kujdesin e kryebashkiakut Rakip Suli është kthyer në traditë tashmë për qytetin.
Lajmin për panairin e njofton vet kryebashkiaku në rrjetin social FB teksa shkruan: — “KAMZA LEXON”- Panairi i Librit.
Në datat 10 dhe 11 Maj, takohemi së bashku në edicionin e tretë të panairit të librit “Kamza Lexon” me 20 takime promovuese në stendën e ngritur në sheshin “Nënë Tereza”,
5 çmime, 20 shtëpi botuese dhe me pjesëmarrjen e mbi 30 shkrimtarëve, pedagogëve, studiuesve dhe gazetareve.
Ju ftojmë të na bashkoheni, për ta bërë këtë panair libri më të bukur dhe për të promovuar rëndësinë e librit dhe leximit

Nderkohe jurisa ka nisur punen per cmimet fituese. Një nga anëtarët e jurisë që do të jap çmimet dhe ndërkohë dhe organizator i aktivitetit, shkrimtari Liridon Mulaj në rrjetin social FB njofton për ardhjen e panairit dhe shkruan: -“Juria e panairit të tretë të librit “Kamza lexon” 2024 ka nisur punën prej një muaj e gjysëm për seleksionimin dhe vlerësimin e tre çmimeve fituese: Romani më i mirë, vepra studimore më e mirë dhe libri për fëmije më i mirë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular