BallinaAktualitetKlodiana Lala: SPAK po heton intensivisht kullën "Mali i Tiranës"! Dyshime për...

Klodiana Lala: SPAK po heton intensivisht kullën “Mali i Tiranës”! Dyshime për pastrim parash

spot_img
spot_img

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se kulla “Mali i Tiranës” është duke u hetuar intensivisht nga SPAK dhe se ka dyshime për pastrim parash dhe shpërdorim detyre. 

Kujtojmë se kjo është kulla që ngjalli mjaft debate pak kohë më parë, pasi edhe opozita nuk e denonconce publikisht, ndërkohë gazetari Mero Baze hodhi akuza se pas saj qëndron edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një biznesmeni. 

“SPAK po heton intensivisht për kullën “Mali i Tiranës”. Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastirm parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për ti raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit”, tha Lala. 

Gazetarja foli edhe për disa çështje të lidhura me politikën që SPAK po heton aktualisht. 

“Kemi hetimet për koncesionet në Shëndetësi. Janë 300 dëshmitarë vetëm te koncesioni i Check Up. Duhet një vit vetëm për të pyetur dëshmitarët.

Kemi një zv.kryeministër në arrati. Kemi kryetar bashkie në detyrë të thirrur. Nuk dua ta ndaj është Berisha, Meta apo Veliaj, por kur SPAK siguron prova, nuk duhet ndarë e majtë apo e djathtë. Nëse ka prova që i mbërthen, për mua janë në rregull.

Tjetra, kemi hetim të çelur ndaj Ilir Beqajt, zoti Beqaj ka patur ndikim shumë të madh brenda prokurorisë së posaçme. Ka patur grupime që kanë tentuar ta shpëtojnë. Ai ka dyshime për abuzime me fondet e SASPAK. Por ka edhe një çështje të re për zotin Beqaj. Ndërkohë, sot që flasim ke hetime pafund që përfshin zyrtarë të lartë. Nëse ndalemi te inceneratorët, SPAK duhet të hetonte si grup të strukturuar kriminal. Duhet të thërriste kryeministrin e vendit zotin Rama.

Por, sido që të shkojë, fakti që prokuroria edhe pse me vonesë po thërret njerëz që deri dje, edhe ne mediat, e mban mend kur bëra një kronikë per Veliajn, që mora sistemin TIMS dhe u ula, për të bërë një analizim? Veliaj më diltë duke mbjellë pemë dhe pastaj më rezultonte në Hollandë dhe Vienë. Ajo që më ka trishtuar shumë, nuk ishte problemi që po flitej për Erion Veliaj, nuk thoshte njeri kanë dalë këto të dhëna, nuk shqetësohej njeri , por thoshin qenka kujtuar një gazetare”, tha Lala. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular