Motra e Almës, Genta në një intervistë për Top News, tregoi se “xhelozia që kishte për bashkëshortin ia kishte ngrënë shpirtin”.
Nuk ishte qetë pasi Erdgysi e bullizonte dhe ofendonte gjatë gjithë kohës dhe i thoshte të largohej nga shtëpia pasi do sillte një grua tjetër.
Motra e Almës: Alma i ka gjetur foto, mesazhe, video që ky kishte në telefon. Ia ka parë të gjitha Alma. Këto janë të gjitha me fakte të vërteta. Jam shumë e bindur në këto që them dhe jam shumë e bindur. Motra ime ka pasur gjithmonë sherre me burrin, shkaku ka qenë xhelozia.
Ajo ishte e lidhur me mua dhe më tregonte mua. Xhelozia ia ka ngrënë shpirtin sepse e ka dashur jashtë mase burrin e vetë dhe donte të plakeshe me të. Në fillimet e tyre kanë shkuar mirë dhe kanë qenë të lumtur, deri në momentin që ai u lidh me një vajzë tjetër, aty mori fund.
Kanë qenë veç në shtëpi, motra më ka treguar se ai e ofendonte dhe e bullizonte me fjalët më të rënda. I ka thënë “ik, largohu nga shtëpia se nuk i dihet, mund të vijë dita që ta marr atë tjetrën dhe ta sjell në shtëpi”.
Më vjen keq edhe për vjehrrën. Kam pasur një telefonatë me vjehrrën dhe më tha që Alma është fajtore. I kam thënë për çfarë arsye është fajtore?
Më tha sepse i kontrollon telefonin edhe ai ka qenë acarues pse Alma e bën këtë gjë. Pse duhet të bëjë fajtore motrën time, kur fajtor është djali jot se e ka gruan tek shtëpia, ka një grua të mrekullueshme, ka tre fëmijë të bukur tek shtëpia dhe bën diçka tjetër.