Gazetarja Dorjana Bezat ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku Alma Arazi i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.
Në emisionin “Top Story”, Bezat tha se pak orë para tragjedisë, kur Alma ndodhej në kafene me kunatën e saj, pranë lokalit shkoi bashkëshorti i saj, Ersgys Arazi. Ai ishte në makinë së bashku me të dashurën e tij.
Sipas dëshmisë së kunatës, në këtë moment Alma Arazi pësoi një tronditje të thellë.
“Ajo ishte në kafe me kunatën, dhe aty pranë kafes është parkuar makina e bashkëshortit dhe brenda ishte e dashura e tij. Kunata e vet rrëfeu se në momentin kur Alma e pa bashkëshortin e saj me të dashurën në maknë, pësoi një tronditje të thellë dhe e humbi logjikën.
Aty janë ndarë, ajo ka thënë që do telefonoj vëllain dhe do shkoj nga ai pasi nuk mund të iki në shtëpi. Nuk besoj se bashkëshorti e dinte që ato ndodheshin aty”, tha gazetarja Bezat.