BallinaAktualitetTragjedia në Shkodër, u gjend sot edhe trupi i pajetë i djalit...

Tragjedia në Shkodër, u gjend sot edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar

spot_img
spot_img

Një ngjarje tragjike tronditi Shkodrën ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura në lumin Buna duke u vetëmbytur.

Ndërkohë gazetarja e Klan News, Emi Kalaja raporton se ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë edhe i fëmijës së tretë, djalit 3-vjeçar. Bëhet e ditur se pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

Kujtojmë se të dielën autoritetet mundën të gjejnë trupin e vajzës 9-vjeçare e cila u pikas në ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit. Trupi i saj i pajetë u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit. Ditën e djeshme polumbarët kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës së dytë, vajzës 8-vjeçare.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij. Shkak dyshohet se ka qenë dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular