Nga Tomor Kotarja
PËRSËRI VENDLINDJES
Olimpi im Kalisi !
Vendlindje të kam të shtrenjtë
Kudo që shkoj, kudo që jam
Si zogu i kllockës të ndjek pas
Si dallëndyshe cerdhe të kam.
Vendlindja ime, qeshja ime,
Hapi im dhe ëndrra ime,
Libri im dhe shtroja ime
Fryma dhe dita ime!
Në krye pranë Korabit,
Me mollëza pranë Drinit
Në ag në sy lindjen,
Në muzg në sy perëndimit.
Vendlindja ime,kënga ime
E vëllezërve, motrave, bashkëfshatarë
Ju përshëndes me dorë në zemër
Ju fal sytë e shpirtin bashkë